INFORMACION I RËNDËSISHËM PËR PACIENTËT

Gjatë vizitës tuaj, lutemi të respektoni Rregulloren e funksionimit të Qendrës së Konsultave Ambulatore.

  • Orari i fillimit të konsultave: 10.00-14.00
  • Orari i marrjes së mostrave biologjike për analiza laboratorike: 7.30 – 11.30.

Rekomandohet që të mos keni ngrënë asgjë 10 orët e fundit para marrjes së analizave të gjakut, me përjashtim të ujit. Pacientët me diabet duhet të konsultohen me mjekun kurues.

  • Përgjigjia e analizave merret tek zyra e informacionit pas orës 14.00 (sipas afatit të përcaktuar në fletën e dhënë nga laboratori, pas marrjes së materialit për analizë).

I NDERUAR PACIENT!

Lutemi të ndiqni udhëzimet e stafit tonë si mëposhtë vijon:

  • Të gjithë pacientët që paraqiten në QKA duhet të kenë planifikuar më parë vizitën apo ekzaminimin që kërkohet, bazuar në rekomandimin e mjekut.
  • Respektoni oraret tuaja të planifikimit (mjafton të paraqiteni 15 min. më parë).
  • Gjatë  hyrjes në QKA, lutemi të tërhiqni numrin tuaj rendor dhe drejtohuni në sportel për t‘u regjistruar. Paraqisni në recepsion të gjithë dokumentat e kërkuara që të përfitoni FALAS vizitën tuaj.
  • Për të kryer konsultën duhet të jetë i pranishëm vetë pacienti (jo familjarët).
  • Qëndroni në hollet e përcaktuara të pritjes deri sa të vijë rradha juaj e konsultës.
  • Ndalohet qëndrimi në qendër i familjarëve, me përjashtim të rasteve kur shoqërimi i pacientëve është i domosdoshëm.
  • Në rast nevoje, kërkoni ndihmë tek koordinatorët tanë. Dëgjoni me kujdes këshillat e personelit mjekësor apo administrativ.
  • RUANI QETËSINË DHE AMBIENTIN!

Pacientët që paraqesin urgjencë mjekësore, duhet të drejtohen pranë shërbimeve të Urgjencave të QSU “Nënë Tereza”, ku do të marrin trajtimin e duhur. Ky shërbim ofrohet për të gjithë qytetarët 24 orë pa ndërprerë dhe papagesë.

Rezervoni vizitën tuaj

PLATFORMA ONLINE SHËRBEN PËR REZERVIMIN E KONSULTAVE DHE EKZAMINIMEVE TERCIARE PËR SËMUNDJET E BRENDSHME DHE KIRURGJIKALE

1
2
3
4





Zgjidhni ditën dhe orarin

Plotësoni të dhënat tuaja

Fushat me * jane të detyrueshme!

Konfirmoni rezervimin tuaj

Për efekte sigurie shkruaj fjalën që shikon në figurë
 
Jap pëlqimin tim të lirë se të dhënat e mia që më bëjnë mua të idendifikueshëm të përdoren nga kontrolluesi Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Tiranë në përputhje me ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008 "Për mbrojtjen e të dhënave personale", i ndryshuar. Politika e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

Nëse keni preferenca për mjekun konsultues ju lutemi mos vazhdoni më tej me rezervimin online dhe paraqituni pranë zyrës së informacionit në qendrën e konsultave të QSUT për të bërë rezervimin tuaj ose konsultohuni online duke klikuar ketu.

Për rezervimet të ekzaminimeve terciare: Skaner, Rezonance, Koronarografi etj duhet të drejtoheni pranë zyrave të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shëndetësore.